20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kartat e kreditit mund të vidhen me radiovalë

Më të lexuarat

Për shkak të një teknologjie të re të këtij lloji që po vendoset në banka miliona detaje të kartave të kreditit dhe debitit mund të vidhen nga radiovalët. Teknologjia në kartë, e njohur si identifikimi me radiofrekuencë (RFID), transmeton detaje bankare nëpërmjet radiosinjalit të saj. 

Miliona njerëz tani janë në gjendje të blejnë mallrat që duan duke tundur kartën para aparatit, madje edhe nëse karta është ende brenda në çantë apo portofol. 

Por ekspertët e industrisë kanë paralajmëruar se informacioni që hidhet “në ajër” nga karta për në aparat, mund të vidhet fare lehtë nga mashtrues që përdorin disa receptorë dore që kushtojnë më pak se dhjetë dollarë në internet.

Kjo do të thotë se mbajtësit e kartave, tani për tani në vendet e zhvilluara, të cilëve do t’u jepen kartat që punojnë pa pasur kontakt me aparatin, mund t’i dorëzojnë vetë pa dashje të dhënat e tyre personale thjesht duke kaluar afër dikujt me një receptor dore në rrugë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit