6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Karem përcjell mesazhin e ShBA -së : Luftone korrupsionin

Më të lexuarat

“10 vjet më parë u arrit Pavarësia, tani duhet të zgjedhni rrugën e së ardhmës. Inkurajoj të luftoni korrupsionin, të sillni ata para drejtësisë, të normalizoni raportet me Serbinë dhe të zgjidhni rrugën Euroatlantike”, tha nëseancë e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës ndihmëssekretari i Mbrojtjës i ShBA-së për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert S. Karem.

Partneritetin e Kosovës dhe SHBA-së zyrtari i Pentagonit e ka quajtur model. Ai ka bërë thirrje që liderët e vendit të zgjedhin rrugën e së ardhmes të ndërtuar mbi vlera të demokracisë, duke siguruar se vetëm kështu do ta kenë përkrahjen e Amerikës.

Karem u shpreh i gëzuar që javën e kaluar ka takuar liderët e vendit në Uashington ndërsa sot po i takon ata në festën e Pavarësisë në Kosovë. Ai ka përmendur se ndihet i nderuar edhe me praninë e kongresistit amerikan Eliot Engel, duke e theksuar rolin e tij si një përkrahës i madh i Kosovës.

Vetë Engel ka mbajtur fjalim gjatë seancës solemne të pavarësisë së Kosovës, me ç’rast e ka uruar popullin e Kosovës dhe ka thënë se dëshiron që shumë shpejt ta shohë Kosovën në BE, NATO dhe OKB.

Seanca solemne e përvjetorit të dhjetë u mbajt të dielën në Prishtinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit