Kardinali George Pell dënohet me 6 vite burg për abuzim me fëmijë

0
31

Ish ministri i Ekonomisë së Vatikanit dhe kardinali i Australisë, George Pell u dënua me 6 vite burg, pasi u gjet fajtor nga gjykata për abuzim me dy fëmijë meshkuj në korin e kishës gjatë kohës kur ushtronte detyrën e tij në Melbourne.

Gjykata rajonale në Melbourne ka zhvilluar seancën për marrjen e vendimit për kardinalin 77 vjeçar George Pell i cili u gjet fajtor nga juria për abuzime seksuale me 2 fëmijë meshkuj të moshës 13 vjeç gjatë kohës kur ushtronte detyrën e tij si kryepeshkop në vitet 1996-2001 në Melbourne të Australisë.

Gjyqtari Peter Kidd, ka shpallur vendimin e dënimit me 6 vite burg për kardinalin Pell, të cilit gjatë seancës së transmetuar drejtëpërdrejt i ka thënë: “Viktimat kishin besim tek t’i ndërsa t’i e përdore për keq këtë besim duke keqpërdorur pozitën”.

Pell u dërgua në burg si një nga personat me pozitën më të lartë në botën katolike për akuzat e abuzimit me fëmijë. Ai në qershor të vitit 2019 mund ta apelojë këtë vendim dhe pas 3 vitesh e 8 muajve mund të bëjë kërkesë për lirim me kusht.

Viktimat e abuzimeve seksuale dhe të afërmit e tyre që kanë ndjekur direkt seancën gjyqësore të kardinalit Pell para gjykatës janë gëzuar pa masë dhe kanë duartorikitur pas shpalljes së vendimit. Ata e kanë parë si shumë kumptimplotë dërgimin e Pell-it në burg.

Rob House një nga viktimat që ka pritur nën emocione vendimin, në një deklaratë për AA tha se fëmijët në Australi pas kësaj do të jenë më të sigurtë.

“Për mendimin tim ky ishte një mesazh shumë i mirë dhe i fortë për të gjithë botën se ata që abuzojnë me fëmijët nuk do të mund të shpëtojnë pavarësisht pozitës që kanë. Nëse ndaj fëmijëve bëni ndonjë krim do të kapeni dhe do të ndëshkoheni patjetër. Nga kjo pikëpamje jam shumë i emocionuar”, tha Hosue.

Po ashtu edhe Brian Chery një tjetër viktimë e abuzimeve seksuale i cili gjithmonë ka ndjekur para gjykatës seancat gjyqësore ka potencuar se “Ishte shumë e rëndësishme që drejtësia të vihej në vend. Pell duhet të vuash dënimin pavarësisht moshës që ke. Nuk ka asnjë rëndësi mosha që je për të hyrë në burg nëse ke abuzuar me fëmijët”.