12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Kapoja i bandës shqiptare kapet me 15 kg kokainë e 500 mijë euro

Më të lexuarat

Një lord droge është kapur me 15 kg kokainë në një hotel në Bruksel. Policia belge thotë se, 60-vjeçari shqiptar, A.B., me pasaportë belge është kreu i një organizate shqiptare kriminale.
 
Ai u arrestua në momentin që do të bënte shkëmbimin e drogës. I dyshuari drejton një kafe në një zonë popullore në Bruksel. Në fakt, ai e përdoret kafenenë për të mbuluar aktivitetin ilegal të shitjes së armëve dhe të kokainës me pakicë që sipas policisë shiste çdo muaj disa kilogramë, transmeton shqiptarja.com.
 
60-vjeçari ishte nën hetim prej dy vitesh dhe ishte ndjekur gjatë kësaj kohe nga ana policisë gjyqësore. Ai u arrestua bashkë me dy miq të tij, në një hotel në kryeqytetin belg, ndërsa ishte në finalizim të shitjes së kokainës.
 
Përveç drogës, policia ka sekuestruar dhe 500 mijë euro që do të shërbenin për blerjen e sasisë prej 15 kg të kokainës.
 
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit