6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kapet shqiptari me 10 kg hashash

Më të lexuarat

Policia greke ka ndaluar një shqiptar me 10 kg kanabis sativa. Sipas policisë, ndalimi i tij është bërë në qytetin e Igumenicës, pak minuta para mesnatës së djeshme dhe mësohet se droga kishte destinacion Italinë.

Lënda narkotike u gjet në tapetet e sedilës së shoferit dhe pasagjerit, si dhe në kroskotin e makinës.  Sipas raportit të “Panoramës”, 41-vjeçari shqiptar ka pohuar se e kishte sjellë drogën nga Shqipëria.

Kohët e fundit, trafiku i narkotikëve nga Shqipëria në drejtim të Greqisë ka marrë përmasa në rritje. Sasia e drogës së kapur në Igumenicë, Patra, por edhe në Athinë, , që kishte ardhur me skaf nga Saranda, hip në 4 tonë e 276 kg hashash./kohaislame/   

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit