7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kapet në Itali gomonia me 122 kg drogë, arrestohen dy shqiptarë

Më të lexuarat

Guardia di Finanza e Tarantos gjatë monitorimit të ujërave detare ka zbuluar gjatë natës në det të hapur përpara Capo d’Otrantos një gomone rreth 2.8 metra të gjatë me dy persona në bord, transmeton BW.

Duke dyshuar për trafiqe të paligjshme, financierët e kanë ndjekur gomonen deri rreth orës 4 të mëngjesit dhe më pas kanë vendosur të ndërhyjnë.

Në bashkëpunim me Repartin Operativ Aerodetar të Barit, kanë ndaluar gomonen kur ishte rreth 10 milje larg nga Capo d’Otranto. Në të gjetën 122 kg marihuanë, që e hedhur në treg do të kish dhënë si fitim rreth një milion euro. Në pranga ranë dy skafistët shqiptarë, njëri 34 vjeç, me iniciale S.A. dhe tjetri 30 vjeç me inicialet e emrit A.A.

Nga fillimi i vitit, vetëm përgjatë brigjeve puljeze, financierët kanë sekuestruar rreth 4.800 kg lëndë të ndryshme narkotike, 7 mjete lundruese dhe kanë arrestuar 9 shqiptarë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit