Kapet me 120 kg hashash çifti i turistëve

0
40

Një 45-vjeçar grek dhe bashkëshortja e tij gjermane u kapën me 120 kg kanabis, teksa po tentonin të hynin pasditen e të dielës për në Greqi përmes pikës doganore të Kapshticës.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në automjetin e tyre tip “Camper”, me të cilin çifti kishte kaluar disa ditë pushime në Shqipëri.

Kamioni rulot kaloi pa problem kontrollin e policisë shqiptare, por u ndalua nga antidroga greke, pasi nga brenda kamionit vinte një erë e fortë, e ngjashme me kanabis.

U deshën pak minuta që qentë e antidrogës të zbulojnë sasinë e fshehur të kanabisit brenda në automjet.

45-vjeçari grek dhe bashkëshortja e tij gjermane e kishin fshehur mirë lëndën narkotike, por nuk morën parasysh erën e fortë që lëshon kanabisi, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Ata u arrestuan menjëherë nga policia greke, e cila sekuestroi po ashtu lëndën narkotike dhe automjetin tip “Camper”.

Dyshohet se kanabisi ishte ngarkuar në Lazarat dhe kishte si destinacion tregun grek.kohaislame