16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

KAPET HAJNI I SHTËPIVE

Më të lexuarat

Policia e Ferizajt ka vënë të mërkurën në pranga Nuhi.K (36 vjeç) nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në disa vjedhje serike në fshatin Babush të Ferizajt. Burime policore kanë bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit ka pranuar se disa herë në këtë fshat ka operuar në shtëpitë e serbëve të kthyer në këtë lokalitet.

Shefi i operativës rajonale, kapiteni Basri Shabani, ka thënë se i dyshuari ka pranuar se vjedhjet i ka kryer duke hapur me forcë dyert dhe duke marrë nga aty pajisje të ndryshme.

“Nga shtëpitë i dyshuari nga ka marr pajisje për amvisëri, dritare, pajisje sanitare, pjesë të instalimit të ujit etj., të cilat janë hequr me forcë. Të gjitha këto pajisje dhe mjete, i dyshuari i kishte dërguar në shtëpinë e tij”, ka thënë Shabani.

Mësohet se me rastin e bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar nga policia një sasi e konsiderueshme e gjerave të vjedhura. Me urdhër të Prokurorisë Komunale të Ferizajt, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit