15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Kapen në Sarandë rreth 600 kg hashash

Më të lexuarat

Policia në Sarandë ka arrestuar në flagrancë 20-vjeçarin Gentian Muhollarin dhe ka shpallur në kërkim 27-vjeçarin L.O. për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Muhollari dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin L.O, merreshin me përpunimin, përgatitjen dhe tharjen e një sasie me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva.

Policia, siç transmeton TCh, ka bërë kapjen në flagrancë të Gentian Muhollarit i cili tentoi të largohej me vrap, në fshatin Metoq të Sarandës, pranë një tuneli të braktisur, në të cilin përpunohej dhe mbahej e fshehur lënda narkotike.

Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: 41 kg e 850 gramë, lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva, në formë boçesh; 423 kg degë bime me gjethe dhe boçe, e dyshuar si Cannabis Sattiva; dhe 192 kg e 95 gramë, degë dhe gjethe në formë byku.

Po ashtu, 7 shtetase po procedohen në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit