8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kaos me refugjatët në Kroaci

Më të lexuarat

Mbyllja e aksesit nga shume vende per te shkuar në Europën Perëndimore ka shtuar tensionet në afërsi të pikave kufitare, të cilat akoma qëndrojnë të hapura.

Rreth 3 mijë emigrantë u grumbulluan të martën, në qendrën e regjistrimit që autoritetet kroate kanë hapur prej pak ditëve në Opatovac, përgjatë kufirit me Serbinë. Policia është detyruar që të ndërmarrë masa për të mbajtur nën kontroll turmën, e cila është nervozuar nga i ftohti, uria dhe rrugëtimi i gjatë. Njëri nga të sapoardhurit ankohet për keqorganizimin dhe varfërinë.

“Në Greqi, Maqedoni dhe Serbi, ndodhet të paktën kryqi i kuq që shpërndan mbulesa. Ndërsa këtu nuk ka me të vërtetë asgjë”, thotë Mohamed. Më shumë se 30 mijë persona te ardhur, sipas ministrisë së brendshme kroate, janë regjistruar vetëm në javën e kaluar.

Një fluks për të cilin autoritetet janë përgjigjur jo vetëm me mbylljen e pothuajse të gjithë kufinjëve, por edhe duke bllokuar hyrjen e mjeteve të rënda të tranzitit në rrugën Beograd-Zagreb. Kjo është një masë e cila ka zemëruar shumë vendin fqinj, që ka vlerësuar një kundërpërgjigje ndaj këtyre masave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit