10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kanada, vijon tmerri i vrasësit manjak

Më të lexuarat

Copat trupore të dërguara në dy shkolla të Vankuverit vinin nga Montreali dhe ka të ngjarë që të jenë nga trupi i personit të vrarë nga aktori i filmave pornografikë.

Lajmin e ka bërë të ditur policia kanadeze. Luka Rocco Magnotta, 29 vjeç, dyshohet për vrasjen e të dashurit të tij kinez Jun Lin në Montreal dhe postimin e copave të trupit të tij në selitë e partive politike të Kanadasë.

Ai u arrestua ditën e hënë në Berlin dhe një ditë më vonë u paraqit në gjykatë. Tani, të dyja shkollat e Vankuverit kanë rihapur dyert pas mbërritjes së pakove që tmerruan nxënësit.

“Ato ishin të njëjtat pjesë trupi që po kërkonim”, ka deklaruar shefi i policisë kanadeze Ian Lafreniere, i cili ka shtuar se pjesët e trupit janë dërguar në Montreal për testin e ADN-së.

Ndërkohë, koka e studentit kinez nuk është gjetur ende. Zoti Laferniere deklaroi gjithashtu se pakot ishin lokalizuar në zyrat postare të Montrealit.

Ditën e mërkurë, policia e këtij qyteti njoftoi se në disa prej pakove ndodheshin edhe mesazhe të shkruara. Zyrtari i policisë tha se një prej këtyre mesazheve ishte gjetur edhe në pakon që mbërriti në selinë e Partisë Konservatore, por nuk dha detaje të tjera./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit