12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Kanada: Refuzon transfuzionin e gjakut me “arsye” biblike, vdes Dëshmitarja e Jehovait

Më të lexuarat

Eloise Dupuis, 27 vjeçe, vdiq në Quebec, për shkak të dështimit të disa organeve, pas komplikimeve nga një seksion cezarian, njofton BBC.

Si Dëshmitare e Jehovait, në mënyrë të përsëritur ajo i tha stafit të spitalit se nuk donte të merrte një transfuzion gjaku. Ajo refuzoi trajtimin edhe kur mjekët paralajmëruan se do të vdiste pa të. Ajo vdiq gati një javë pas lindjes. Hetuesi i Quebec-ut, Luc Malouin, raportoi këtë javë dy raste të vdekjes, ku pacientët refuzuan transfuzionet e gjakut, duke cituar besimet e tyre fetare.

Dëshmitarët e Jehovait besojnë se Bibla ndalon çfarëdo gllabërimi të gjakut, përfshirë edhe transfuzionin. Sipas kodit civil të Quebec-ut, një i rritur i vetëdijshëm dhe me mendje të shëndoshë ka të drejtën të pranojë ose refuzojë trajtimin mjekësor. Hetuesi i rastit tha se stafi i spitalit nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të respektonte dëshirën e pacientes së tyre.

Mirlande Cadet, një grua 46-vjeçare në Quebec, gjithashtu vdiq pas një prerje cezariane. Që të dyja vdiqën brenda dy ditëve.

Vdekja e zonjës Dupuis shkaktoi një debat në këtë qytet kanadez lidhur me atë nëse ligji duhet të ndryshohet për të lejuar mjekët të japin trajtim urgjent nën një rrethanë të tillë.

Në rastin e zonjës Cadet, ajo përfundimisht mori gjak pas një refuzimi fillestar. Bashkëshorti i saj e autorizoi trajtimin tek pas ndërhyrjes së prindërve të saj. Hetuesi i rastit nuk ishte në gjendje të përcaktojë nëse vonesa në dhënien e gjakut të saj çoi në vdekjen e saj eventuale. Pjesëtarët e familjes gjithashtu refuzuan të autorizojnë trajtimin, pavarësisht përpjekjeve të përsëritura nga stafi mjekësor për t’i bindur ata që të lejonin procedurën.

“Çdo njeri në Quebec ka atë liri të zgjedhjes”, shkroi Malouin. “Kjo liri është ushtruar në përputhje me sundimin e ligjit. Secilit i takon të bëjë ato zgjedhje dhe të marrë plotësisht pasojat”.

Malouin gjithashtu rekomandoi që spitalet të kenë një plan trajtimi për pacientë si zonja Dupuis që refuzojnë transfuzionet e gjakut. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit