Kanada: Këmbë njeriu me postë

0
35

Është një histori tmerruese, sidomos për një vend të qetë si Kanadaja. Një këmbë njeriu është dërguar me postë në selinë e Partisë Konservatore të kryeministrit, Stephen Harper.

Një paketë e dytë, këtë herë me një dorë njeriu brenda, u gjet në një zyrë postare të Otavës. Policia po merr në konsiderate mundësinë që dy gjymtyrët të kenë lidhje me trupin e cunguar pa kokë të gjetur brenda një valixheje në Montreal.

Pakoja e nisur përmes Canada Post, nuk i adresohej një personi të caktuar; ajo mbante vetëm mbishkrimin: “Partisë Konservatore të Kanadasë”. Motivi, për momentin, mbetet një mister, transmeton TCH.

Çdo hipotezë është e mundshme, duke nisur nga gjesti i një personi me probleme mendore e deri tek sinjali i përgjakshëm i një vrasësi gjakftohtë, që tenton të përfshijë edhe Partinë Konservatore aktualisht në pushtet.

Edhe pse jashtë kufijve flitet pak, Kanadaja ka probleme jo të vogla me kriminalitetin e përqëndruar në dy zona: Në perëndim, ku po gjejnë gjithmonë e më shume terren bandat e lidhura me trafikun e drogës e shpeshherë në pazare edhe me kartelet meksikane.

Në lindje, vazhdon prej kohësh një konflikt mafioz që ka cuar në eleminimin e shumë eksponentëve të klanit Rizzuto. Organizatat kriminale italiane kanë hedhur rrënjë në këtë zonë, e janë përfshirë edhe në aktivitete të ligjshme të cilat i shërbejnë si mburojë për ato ilegale.

Ndërsa bregu perëndimor mes Vankuverit dhe Seattle-t në Shtetet e Bashkuara është kthyer në skenën e cështjes së këmbëve të prera, të rekuperuara që prej 2007-ës. Disa i përkasin personave të vetëvrarë, por për disa të tjera nuk ka shpjegim të sigurtë.

Edhe pse ekzistojnë një sërë hipotezash, duke nisur nga viktimat e mafies e deri tek mbetjet e trupave të personave të zhdukur gjatë tsunamit aziatik, asnjëra prej tyre nuk e ka zgjidhur deri më sot misterin./koha/kohaislame