6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kamioni i mbushur me 157 trupa të kalbur, braktiset në një zonjë të banuar në Meksikë

Më të lexuarat

Zyrtarët në Meksikë kanë premtuar se do të fillojnë hetimet pasi një kamion me kufomat e 157 njerëzve, përfundoi i braktisur në një fushë në një zonë ku numri i vrasjeve arrin shifra rrëqethëse.

Trupat ishin futur në kamionin frigorifer në Jalisco pasi në morg nuk kishte hapësirë të mjaftueshme, dhe kështu u vendosën në një ndërtesë banimi.

Banorët e asaj zone që jetojnë në afërsi të qytetit Guadalajara janë ankuar vazhdimisht për erën e rëndë, derisa autoritetet lokale u kanë premtuar se do të fillojnë hetimet për të zbuluar se si ka përfunduar aty kamioni me kufoma.

Trupat janë mbajtur në frigorifer, por ky proces vetëm sa e ngadalëson procesin e dekompozimit dhe assesi nuk mund ta ndalë atë plotësisht. Shumica e trupave tashmë janë kalbur pasi ishin gjetur në varreza masive në vende të ndryshme të Meksikës.

Ky vend njihet për numrin e madh të vrasjeve që ndodhin, dhe kështu vetëm gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij janë shënuar 16 mijë viktima.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit