20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

“Kameruni pastrohet plotësisht nga organizata terroriste FETO”

Më të lexuarat

Para grusht shtetit të dështuar të muajit korrik 2016, FETO zotëronte gjashtë shkolla dhe shtatë institucione “fetare” në Kamerun. Ülkü tha se të gjitha shkollat e FETO-s në Kamerun iu dorëzuan Fondacionit Maarif

 

I dërguari i Turqisë në Kamerun, Murat Ülkü, ka deklaruar se ky vend i Afrikës Qendrore është pastruar plotësisht nga Organizata Terroriste FETO, grupit i cili qëndron pas grusht shtetit të dështuar të vitit 2016 në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas ambasadorit Ülkü, nxënësit dhe mësuesit në shkollat më parë të lidhura me FETO-n po punojnë më mirë pasi ato shkolla janë transferuar në administrimin e Fondacionit Turk Maarif, i themeluar nga Turqia për të përmbushur këtë qëllim.

Duke folur për AA në Ankara, ku merr pjesë në Konferencën e 10-të të Ambasadorëve, Ülkü tha se Kameruni qëndron në anën e Turqisë në luftën kundër FETO-s dhe se të dy vendet janë aleat ekonomik.

Turqia kërkon një marrëdhënie të respektueshme dhe reciprokisht të dobishme me Kamerunin, theksoi ambasadori turk në Kamerun, duke shtuar se të dy vendet synojnë të rrisin vëllimin e tyre tregtar prej 150 milionë dollarësh.

Ai shpjegoi se Turqia dhe Kameruni kërkojnë të krijojnë marrëdhënie të favorshme në një numër të madh fushash si ajo e tekstilit, ushqimit, bujqësisë, turizmit dhe infrastrukturës.

“Autoritetet e Kamerunit dhe investitorët turq sjellin së bashku kapitalin dhe teknologjinë, si dhe punojnë së bashku për industrializimin e Kamerunit. Qëllimi ynë është të krijojmë histori suksesi në Kamerun”, tha Ülkü.

Sipas tij, kontraktuesit turq janë të zënë me ndërtimtarinë në Kamerun, duke përmendur si shembull stadiumin me një kapacitet prej 50 mijë vendesh të ndërtuar nga një kompani turke në Douala, qytetin më të madh të Kamerunit.

Luftimi i FETO-s

Para grusht shtetit të dështuar të muajit korrik 2016, FETO zotëronte gjashtë shkolla dhe shtatë institucione “fetare” në Kamerun. “Falë Zotit tani FETO është pastruar plotësisht nga Kameruni”, tha Ülkü.

Ai theksoi se qeveria dhe populli i Kamerunit treguan solidaritet me Turqinë, duke u shprehur se, “Ne, si shtet, kemi ardhur në këtë vend (Kamerun) shumë vonë, terroristët e FETO-s dolën këtu më herët dhe depërtuan në publik, duke krijuar shumë lidhje lokale. Por, njerëzit besuan në ne”.

Të gjitha shkollat e FETO-s në Kamerun iu dorëzuan Fondacionit Maarif, i cili po punon për një tranzicion të qetë të studentëve dhe mësuesve, tha Ülkü duke shtuar se ata do të kenë një cilësi më të mirë të arsimit.

Përveç grusht shtetit të dështuar, i cili martirizoi 251 persona dhe la të plagosur mijëra të tjerë, FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit të institucioneve turke, përfshirë ushtrinë, policinë, gjyqësinë dhe shkollat.

FETO po ashtu ka një prani të konsiderueshme jashtë Turqisë, duke përfshirë institucionet private arsimore që shërbejnë si një rrjedhë e të ardhurave për grupin terrorist.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit