12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kam shumë vesvese për çdo gjë, si t’i largoj ato?

Më të lexuarat

Kam shumë vesvese për çdo gjë, si t’i largoj ato?

Ai që është goditur me vesvese, është goditur me një sprovë shumë të madhe, ngase njeriu bën luftë me vetveten, duke e pasur një armik të brendshëm. Pa dyshim se ato janë prej shejtanit. Ajo që ndihmon më së shumti në largimin e tyre është të drejtuarit tek Allahu me lutje të sinqerta dhe mbështetje. Po ashtu, vesveset duhet të injorohen. Atyre duhet t’u pritet rruga qysh në fillim. Si të fillojnë të paraqiten duhet të injorohen. Nëse gjatë abdesit ke vesvese se nuk e ke larë mirë dorën, apo e ke lënë një pjesë të këmbës pa larë, duhet ta injorosh këtë vesvese duke mbetur në mendimin se e ke larë mirë. Kështu injorohen vesveset. E kur njeriu shikon se cila është ajo pjesë e pa larë, apo shikohet në pasqyrë a e ka larë mirë fytyrën, veçse ka filluar t’ua hapë derën vesveseve dhe ato shkojnë duke u shtuar. Ato nuk pakësohen kur njeriu i ushqen. Kur njeriu i injoron ato dhe përsëri i vijnë, pa dyshim se ka shpërblim, sepse kjo është sprovë, luftë me shejtanin. Prej abdesit kalojnë në namaz. Ka njerëz të cilët e kanë braktisur krejt namazin si pasojë e tyre. Shejtani i vjen njeriut nga aspekti i bërjes vesvese se Allahu nuk ta pranon abdesin apo namazin e bërë në këtë formë, se duhet të jetë më i përkryer. Por, është me rrezik çështja se Allahu mund të mos e pranojë atë abdes dhe namaz me vesvese, siç thotë ibn Kajjim, sepse vesveset janë bidat në fe. Ato nuk i ka bërë i Dërguari salAllahu alejhi ue selem, as shokët e tij. Ata cilët nuk kanë tepruar në fenë e Allahut. Kështu, shejtani përveç që e ka ngarkuar njeriun me vesveseve, po ashtu ia ka rrezikuar edhe atë adhurim që e bën. E qëllim i shejtanit është t’ia prishë dhe shkatërrojë veprat njeriut. Sa herë që njeriu i bindet shejtanit në vesvese, ai përqeshet/tallet me të. Mirëpo, nëse gjendja e njeriut ka eskaluar dhe nuk mundet më t’i kontrollojë vesveset, dijetarët thonë se i tilli falet ashtu siç mundet, do të thotë edhe nëse i mbetet diçka mangët prej namazit ai vazhdon të falet dhe namazin e ka të saktë, derisa të kalojë kjo gjendje e rëndë.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit