6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kam për ta shkatërruar Khabibin dhe mes nesh nuk do të ketë kurrë paqe

Më të lexuarat

Këtë fundjavë do të kemi mundësinë të shohim përballjen e madhe në UFC mes Khabib Nurmagomedov dhe McGregor për titullin kampion bote.

Konferenca e fundit mes dy sportistëve që u zhvillua në Las Vegas shkoi përtej çdo parashikimi.

Irlandezi Conor McGregor u vonua rreth 10 minuta me justifikimin se ishte në trafik.

Ndërkohë që Khabib braktisi konferencën.

“Unë nuk pres askënd. Kam agjendën time dhe nuk më intereson aspak ajo që bën McGregor. Kjo sfidë për mua është personale. Ai mund të më ndalojë vetëm nëse më vret”, tha Khabib.

Ndërkohë që nuk mbeti pa reaguar McGregor i cili tha se Khabib u largua nga konferenca pasi e ka frikë atë.

“Nuk e kisha për qëllim të vonohesha. Ai duhet që më priste por duket që është shumë i frikësuar prej meje. Kam për ta shkatërruar Khabib dhe mes nesh nuk do të ketë kurrë paqe”, tha McGregor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit