Kam frikë se mos jam nga banorët e zjarrit të Xhehenemit!

0
88

Pyetja:

Shjetani po më mundon shumë. Një ditë ka filluar të më sjellë shumë dyshime në besimin në Allahun s.v.t. Nuk e di se si do të jetë gjendja ime tani nëse vdes. Kam frikë se mos jam nga banorët e zjarrit të Xhehenemit. Unë sa herë që po ulem dhe po mendoj, mendimet më çojnë tek ajo se Allahu është Zoti ynë dhe Muhamedi a.s. Pejgameri i Allahut. Më pas ky besim më bie e po bëhem si të isha në kufër, megjithëse kamë pesë vite që falem.

Përgjigja:

Vesveset që mund që t’i ketë muslimani në besim janë një nga veprat më të rëndësishme që përdor shejtani, për shkak se me këto vesvese mundohet për ta nxjerrë muslimanin nga besimi i saktë. I dërguari i Allahut na ka treguar se shjetani e ngacmon muslimanin me vesvese të shëmtuara, derisa të arrijë të fusë dyshimin për ekzistencën e Allahut. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Njerëzit fillojnë të pyesin vetveten se kush e ka krijuar këtë dhe këtë, derisa u vjen dyshimi (nga shjetani) se përderisa Allahu është Ai që i krijoi të gjitha krijesat, po Atë kush e krijoi? Atij personi që i ndodh kjo, le të thotë: “Kam besuar në Allahun dhe në të dërguarit e Tij.” Dhe në një transmetim tjetër thuhet: “ Le të kërkojë mbrojtje nga Allahu prej shejtanit dhe le të ndalet nga kjo (vesvese).” Transmeton Muslimi.

Pra, kur të vijnë ty këto vesvese duhet të largohesh prej tyre duke nderprerë të menduarit rreth tyre dhe të kërkosh mbrojtje tek Allahu.

Atë që duhet të keni parasysh këtu, është se nga këto vesvese rrallë kush mund të shpëtojë, por dikujt i vijnë pak më shumë e dikujt tjetër pak më rrallë. Transmetohet se sahabët e kanë pyetur Pejgamberin, alejhi selam, për ato gjëra që u vinin atyre në mendje (është fjala për vesveset e ndryshme), e ai është përgjigjur se ai njeri që gjen vesvese të tilla, për të është agument i besimit të tij (e që shejtani dëshiron që ta humbasë).

Përsa i përket asaj se a bie njeriu në kufër me këto vesvese dhe a bëhet prej banorëve të xhehenemit nësë vdes ashtu? Pejgamberi alejhi selam thotë: “Allahu i tejkalon nga umeti im ato gjëra (të këqija) që u bin ndërmend nëse nuk i vepron apo flet për to.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Pra, nëse ato gjëra janë vetëm mendime që të vijnë dhe vesvese e ti nuk i shqipton apo nuk flet për to, si dhe nuk vepron sipas tyre, atëherë ti nuk ke mëkat, për shkak se është diçka që nuk është në dorën tënde. Ajo që kërkohet nga ty është që ti të largohesh nga to.

Dhe së fundi le të flasim pak edhe për ilaçin e saj. Nuk ka rrugë më të suksesshme në shërimin e saj, siç është lënia e saj dhe të veprojë atë që është kundër saj. Duhet të shpeshtosh përmendjen dhe përkujtimin e Allahut me lutje dhe kërkim mbrojtje nga shejtani dhe ajo që është më e rëndësishme është leximi dhe mësimi i argumenteve të ndryshme islame dhe në përgjithësi zgjerimi i njohurive tuaja islame.

Patjetër që muslimani duhet të dijë se mashtrimet e shejtanit janë të dobta, ashtu siç thotë Allahu i Madhëruar: “Mashtimi i shejtanit është i dobët.” (Nisa, 76)

Klubi Kulturor