8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Kam formulën sekrete të Coca Cola-s”

Më të lexuarat

Prej më shumë se një shekull, receta e prodhimit të Coca Cola-s mbetet një sekret misterioz që askush se ka zbuluar, të paktën deri më tani.

Vërtet që përbërësit e pijes më të konsumuar në botë dihen dhe janë të shënuar në etiketat e cdo produkti të kompanisë amerikane, por ajo që është e fshehur është sasia e përzierjes së tyre.

Por duket se edhe ky mit është rrëzuar tashmë. Cliff Kluge, një koleksionist amerikan me origjinë nga Ringgold në shtetin e Xhorxhia pretendon se ka gjetur në një dokument të vjetër, të blerë së fundmi, formulën e Coca Cola-s.

Ai shprehet i bindur se bëhet fjalë për formulën origjinale të pijes së famshme të cilën është i gatshëm ta shesë. Ai ka bërë ofertën e tij për të shitur formulën në e-bay ku kërkon minimumi 15 milion dollarë.

Sipas koleksionistit amerikan bëhet fjalë për një dokument të vitit 1943, vite kur Coca Cola pati vështirësi në gjetjen e balancës mes përbërësve të pijeve të saj, ndaj për këtë punësoi një kimist për të hartuar formulën magjike.

Kimisti mendohet se ka punuar për muaj me radhë pikërisht në shtetin e Xhorxhias. “Dokumente si këto nuk gjenden cdo ditë dhe unë jam i sigurtë se bëhet fjalë për recetën e Coca Cola-s”, deklaroi Kluge për mediat amerikane.

Vetë kompania ka rrëzuar këto pretendime duke e cilësuar atë si mashtrimi i radhës. “Përgjatë gjithë këtyre dekadave, kanë mbirë dhjetra receta që pretendojnë se janë ato të Coca Cola-s, por në të vërtetë këto receta thjesht i afrohen shijes së pijes së ndërtuar mbi bazën e formulës origjinale”, deklaroi Ted Ryan, përfaqësues i Coca Cola-s.

Në fakt, formula e gjetur nga Kluge mund të jetë ndër të shumtat përpjekje që janë bërë ndër vite për t’iu afruar origjinalit. Formula e parë e Coca Cola-s u hartua nga John Pemberton S. në vitin 1886 dhe qendron e kyçur në një kasafortë në muzeun e Coca Cola-s në Atlanta. /tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit