12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Kaloi i penduar vetëm pak orë

Më të lexuarat

Sulltan bin Abdullah el-Umerij

Një hoxhë rrëfen për një përvojë shumë emocionuese të tij:

Ishim në një organizim fetar, në një kamping. Mbajtëm ligjërata dhe dhamë këshilla. Në ndërkohë erdhi një djalë i ri dhe pas përshtypjeve të mira që kishte fituar nga programi ynë, shpalli pendimin e tij.

Ky djalosh kishte patur një histori të keqe. Kishte qenë konsumues i lëndëve narkotike. Ishte një rast i mirë për të organizuar një takim të veçantë me të. U pajtua me udhëheqësin e programit që në ora 23:00 të mbahej ky program. Kur koha po afronte, përgjegjësi mori në telefon të penduarin, por nuk ishte ky që hapi telefonin. Ishte vëllai i tij. E pyeti për djaloshin e penduar, por mori një përgjigje të dhimbshme. Vëllai im fali namazin e jacisë dhe u nis për të ardhur tek ju, por, në rrugë, në një aksident, ai mbeti i vdekur në vend.

Emocione të përziera. Dhimbje dhe pikëllim për vdekjen e tij, por gëzim i madh për pendimin e tij. Vëllai i tij na falënderoi shumë se si ne ishim shkaktarë që Allahu ia mundësoi vëllait të tij që pak para vdekjes të pendohej!

Kjo padyshim flet për vlerën e thirrjes në fenë e Allahut, sikur që flet për rëndësinë e madhe që kanë organizimet e karaktereve të këtilla, ku pjesëmarrës janë të gjitha shtresat e shoqërisë.

Kjo flet edhe për obligimin e thirrjes së njerëzve në fe, ngase në të është shpëtimi i tyre nga devijimi në këtë botë dhe ndëshkimi në botën tjetër.

O ju hoxhallarë! Umeti po pret për organizimet dhe programet tuaja!

Përshtati: Sedat Islami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit