11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kalın: Turqia ka një ekonomi të fortë

Më të lexuarat

“Për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare, herë pas here ka luhatje në tregjet turke, por në përgjithësi ekonomia turke është e fortë.”

 

ANKARA (AA) – Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, tha se për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare, herë pas here ka luhatje në tregjet turke, por në përgjithësi ekonomia turke është e fortë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kalın, ka marrë pjesë në një program në TRT World dhe i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me rendin e ditës.

Në kundërshtim me pretendimet e opozitës, Kalın pasi theksoi se ekonomia e Turqisë ndodhet në një situatë të mirë në periudhën para zgjedhjeve të 24 qershorit, tha se “Disa njerëz na definojnë si një ekonomi që dobësohet. Në fakt, është një deklaratë e dështuar në lidhje me atë se çfarë ndodh me të vërtetë në këtë vend”.

Ai tha se ekonomia e Turqisë është rritur me 7,4 për qind në vitin 2017 dhe në tremujorin e parë të këtij viti. “Për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare, herë pas here ka luhatje në tregjet turke, por në përgjithësi ekonomia turke është e fortë. Shkalla e papunësisë ka rënë pak. Kemi krijuar më shumë se 300 mijë vende pune vitin e kaluar. Këto janë shenjat më të mira që ekonomia turke është e fortë”, theksoi zëdhënësi i Presidencës së Turqisë.

Më tej Kalın, ka folur edhe për zhvlerësimin e lirës turke përballë dollarit, ku ai ka nënvizuar se duhet të vërehet tabloja e gjerë duke shikuar zhvillimet ndërkombëtare, siç janë normat e interesit të Bankës Qendrore Amerikane (Fed).

Kalın gjithashtu bëri të ditur se zgjedhjet e 24 qershorit do të hapin rrugën përpara Turqisë dhe se do të përshpejtojnë projektet e mëdha në vend.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit