12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kalin: Islamofobia në rritje shkakton pasiguri në Evropë

Më të lexuarat

“Kur shikoj islamofobinë në Evropë, unë e ndjej veten të pasigurt”, – tha zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin në fjalën drejtuar forumit “TRT World” në Stamboll.

 

Forumi “TRT World”, një organizim i Radiotelevizonit Shtetëror të Turqisë (TRT), mirëpret për dy ditë në Stamboll liderët e opinionit global, të cilët janë bërë bashkë për të kontribuar në paqen botërore.

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin mori pjesë në panelin, që në fokus kishte problemet në Lindjen e Mesme.

“Problemi i sigurisë është një problem global, nuk është vetëm për vendet myslimane. Nuk ka të bëjë me popujt myslimanë apo me Lindjen e Mesme. Unë ndjehem shumë i pasigurt kur shoh islamofobinë në rritje në Evropë”, tha ai duke treguar si shembull për këtë kritikat e medias gjermane drejtuar futbollistit gjerman me orgjinë turke, Mesut Ozil, për shkak se bëri fotografi dhe i dhuroi bluzën Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) gjatë vizitës në Angli.

“Në emër të paqes globale, sa u përqendruam ne në këtë çështje?”, shtroi pyetjen Kalin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit