10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kalın: Çështja e Palestinës nuk është vetëm e shteteve muslimane

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, tha se në Samitin e Jashtëzakonshëm Islam, që do të organizohet me pjesëmarrjen e krerëve shtetëror dhe qeveritar të shteteve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), shtetet islame do të diskutojnë mbi qëndrimet dhe hapat për solidarizim dhe bashkëpunim me shtetin palestinez dhe popullin e tij për të mbrojtur kauzën e Palestinës dhe Kudsit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Presidencës, Kalın, në deklaratën me shkrim informoi në lidhje me Samitin Bashkëpunimit Islam që do të mbahet nesër në Stamboll.

Ai njoftoi se nën mikpritjen e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, nesër në Stamboll do të organizohet Samit i Jashtëzakonshëm Islam me pjesëmarrjen e krerëve shtetëror dhe qeveritar të vendeve anëtare të OBI, ku do të trajtohen zhvillimet e fundit pas zhvendosjes së ambasadës amerikane në Kuds dhe masakrimet e palestinezëve të pafajshëm që kanë zhvilluar protesta paqësore.

Ai duke theksuar se shtetet islame do të diskutojnë mbi qëndrimet dhe hapat për solidarizim dhe bashkëpunim me shtetin palestinez dhe popullin e tij për të mbrojtur kauzën e Palestinës dhe Kudsit, tha se:

“Okupimi i Izraelit dhe çështja e Palestinës nuk është vetëm çështja e shteteve muslimane, por çështje e përbashkët e të gjithë atyre që i besojnë ligjit dhe drejtësisë. Në samit do të trajtohen hapat që do të merren për të mobilizuar opinionin botëror për të përfunduar persekutimin që ndodh në Palestinë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit