14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kalifornia po ballafaqohet me zjarrin më të madh në historinë e saj

Më të lexuarat

Numri i personave që humbën jetën si pasojë të zjarreve është rritur në 7. Po ashtu, që nga java e kaluar e deri më tani mijëra persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre

 

NEW YORK (AA) – Shteti i Kalifornisë në SHBA për shkak të zjarreve që u përhapën javën e kaluar në rajonin verior dhe ende nuk u arritën të vihen nën kontroll, po ballafaqohet me fatkeqësinë më të madhe të zjarreve në historinë e saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Zjarret pranë Pyllit Nacional Mendocino dhe zonës kufitare mes rajoneve Lake dhe Colusa kanë shkaktuar djegien e një hapësire pyjore prej më shumë se 1 mijë e 148 kilometër katrorë.

Në shtetin, ku gjatë ditëve në vijim temperaturat pritet të rriten deri në 40 gradë Celsius, po vazhdon shqetësimi për rritjen e mëtejmë të zjarreve të cilët kanë prekur 16 rajone të ndryshme. Në punimet për shuarjen e zjarreve në Kaliforni po marrin pjesë më shumë se 14 mijë zjarrfikës.

Numri i personave që humbën jetën si pasojë të zjarreve është rritur në 7. Po ashtu, që nga java e kaluar e deri më tani mijëra persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre.

Trump akuzoi zjarrfikësit dhe autoritetet shtetërore

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në një deklaratë nga llogaria e tij në rrjetin social Twitter u shpreh se përgjegjës për rritjen e zjarreve janë zjarrfikësit dhe autoritetet shtetërore.

Trump pretendoi se zjarret në Kaliforni “po rriten për shkak të politikave jo të mira të shtetit” dhe se “është përkeqësuar për shkak të mospërdorimit të ujit ashtu si duhet, duke e drejtuar atë në Oqeanin Paqësor”.

Kurse autoritetet e Kalifornisë dhe ekspertët për shuarjen e zjarreve nuk u vonuan për t’i dhënë përgjigje Trumpit. Sipas tyre “ekziston uji i mjaftueshëm për shuarjen e zjarreve” dhe se “zjarret e fuqishme dhe shkatërruese janë shkaktuar nga ndryshimet klimatike”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit