7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kajro, studentët “trajnohen” për menaxhimin e krizave martesore

Më të lexuarat

Mësimet në Universitetin e Kajros janë bërë më atraktive këto ditë, pasi studentët po mbajnë mësim shtesë se si duhet ndërtuar raportet bashkëshortore një çift i ri.

Mësimet që po realizohen përmes skeçeve dhe inskenimeve po përpiqen që të stopojnë përqindjen në rritje të divorceve në shoqëri.

Skeçi realizohet duke shfaqur atë që në Egjipt nuk është vetëm stereotip: Burri vjen në shtëpi nga puna dhe e pyet gruan e tij pse darka nuk është gati.

Kjo është pjesë e një projekti të ri qeveritar të quajtur Mawadda, i cili u ofron mësim studentëve të universitetit se si të trajtojnë konfliktet në martesë. Numri i divorceve arriti në më shumë se 198,000 në vitin 2017, një rritje prej 3.2% nga një vit më parë.

Mawadda, që do të thotë dashuri, synon të shfaqet para 800,000 të rinjve çdo vit, por të rinjtë po ashtu do t’i nënshtrohen një testi lidhur me rregullimin e raporteve bashkëshortore, para se të marrin diplomën. Kisha dhe autoriteti islam i Egjiptit, Al-Azhar, janë partnerë në këtë iniciativë.

“Nuk është obligim i saj të bëjë gjithçka”, thotë mësimdhënësi Salah Ahmed, duke ua kujtuar studentëve se Profeti Muhamed ndihmoi gruan e tij, dhe shembulli i tij duhet të ndiqet.

Julia Gosef, një studente 23-vjeçare, e cila ndoqi shfaqjen me të fejuarin e saj, tha se ajo shqetësohet se vështirësitë ekonomike të Egjiptit mund të dëmtojnë martesën e tyre.

Çifti nuk do të jetë në gjendje të mbështetet në të ardhurat aktuale, kështu që ajo do të jetë e detyruar të punojë, gjë që mund të çojë në mosmarrëveshje si ato të shfaqjes.

Mësimet e Mawadda do të shoqërohen nga video të YouTube, një program radio dhe lojëra arsimore. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit