12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

KAFJA TURKE

Më të lexuarat

Me shijen, shkumën, aromën, mënyrën e përgatitjes dhe të shërbimit, kafja turke është kafja unike e turqve.

Kafja, e cila në fillim të shekullit të 14-të u përhapë në botë nga Habeshistani Jugor (Etiopia), në Stamboll u soll në vitin 1517 nga ana e Prefektit të Jemenit, Ozdemir Pashai. Këtu kokrrat e kafes së papjekur të kafes piqeshin në tavë, më pas rrihej në havan dhe përgatitej në ibrik dhe xhezve dhe kështu emërohet kafe turke.

Shija dhe reputacioni i kafes turke përhapet në botë duke filluar nga Evropa nga ana e tregtarëve venedikas dhe të marsilës të cilët vizitojnë Stambollin.

Këtu nuk duhet harruar edhe kontributin e të dërguarve osmanlinj. Ambasadori i osmanlinjve, Hoshsohbet Nyktedan Sulejman Agai në vitin 1669, dërgohet në Paris për të vizituar Mbretin e Francës. Gjatë kësaj kohe delegacioni i përbërë prej 20 personave që e shoqëronin, e qerasin elitën parisiene me kafe turke. Kafja turke pëlqehet aq shumë sa që Agai gjatë largimit të tij nga Parisi, kuzhinieri i tij që përgatiste kafen mbetet aty dhe më vonë hapë një dyqan të kafes.

Ndërsa në vitin 1683 ushtria osmane pasi që ishte e detyruar të tërhiqet nga Vjena lë para portës 250kg kafe. Ushtarët vjenezë mendojnë se në këto thasë ndodhet ushqimi i deveve dhe dëshirojnë ta hedhin në Danub, ndërkaq një agjent i quajtur George Kolschitzki, i cili njihte mirë kulturën turke, me këtë kafe hapë një dyqan në Vjenë.

Shija e kafes turke që mbetet në qiellzë në saje të shkumës si kadife që formohet gjatë përgatitjes lë një shije të qëndrueshme. Kjo shkumë shërben edhe për parandalimin e ftohjes së shpejtë të kafes. Në krahasim me kafe tjera, kjo kafe është më e dendur, më e fortë dhe më aromatike. Është kafja e vetme që pihet duke e zier. Sasia e sheqerit rregullohet gjatë zierjes. 

Kafja turke zakonisht pihet pas mëngjesit. Kuptohet se pihet pas ngrënies së mëngjesit. Por, nuk mund ti rezistohet aromës së saj të këndshme edhe gjatë ditës.

Në dallim nga kafet tjera në botë, kafja turke nuk është një kafe që pihet shpejtë. Për të pirë një kafe turqit vizitojnë njëri-tjetrin dhe bisedojnë me orë . Ndërkaq kafja edhe gjatë përgatitjes së një vajze të re për martesë është gjëja më e rëndësishme, ajo përgatitet për personat të cilët vijnë për tu njohur me familjen e saj dhe për ta kërkuar atë prej familjes./trt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit