Kadriaj: Është momenti i fundit që Kosova të sillet si shtet

0

Deputetja e AAK-së Time Kadriaj ka folur gjatë për të gjitha proceset gjyqësore që ka kaluar Ramush Haradinaj.

Ajo tha se Serbisë i pengon ish-komandanti i UÇK-së pasi që ai ka luftuar për vendin e vet.

Kadriaj ka hedhur akuza edhe në drejtim të Qeverisë së Kosovës që ia kanë lejuar strukturat serbe të veprojnë në Kosovë.

Kadriaj tha se Serbia po bashkëqeveris në Kosovë nëpërmes Listës Serbe.

Kadriaj tha se ata që thonë se në veri të Kosovës është shtrirë sovraniteti po gënjejnë.

“Mos angazhimi i gjyqësisë së Kosovës për krimet e luftës që Serbia i ka bërë në Kosovë e ka sjellë këtë ditë duke i dhënë mundësi Beogradit të sillet kështu. Është momenti i fundit që Kosova të sillet si shtet . Çka është boll është boll”, tha Kadriaj./kumti.com