Kadri Veseli në iftar me prindërit

0
98

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës Kadri Veseli, ka publikuar një fotografi ku shihet duke ngrënë iftar me prindërit.

Veseli e shoqëroi këtë fotografi me një shkrim:

“Prindërit tanë, me besimin në Zot, të drejtën dhe këtë tokë, na çelën rrugën e lirisë. Nuk ka iftar më të bukur se ai që bëhet me prindërit. Ne jemi mirënjohës për sakrificat e tyre, e kemi porosi prej tyre prandaj nuk do të ndalemi për këtë vend, të mbarën dhe të drejtën e tij! Nga konaku i babës, uroj këdo që punon mbarë, Zoti ju ndihmoftë! Kush agjëron me besim, Zoti jua pranoftë!”.