7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kadetë minoritar të FSK-së në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë

Më të lexuarat

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastarti i shoqëruar edhe nga drejtoresha e Njësisë për të Drejtat e Komuniteteve dhe barazi gjinore Azemina Qullum pritën katër kadet minoritar, dy serb dhe dy boshnjakë, të përzgjedhur nga struktura aktuale e FSK-së, për të ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë.

Kjo mundësi e studimit iu ofrohet këtyre kadetëve nga nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të dy ministrive, MFSK-së dhe Ministrisë se Mbrojtjes së Maqedonisë, për të gjitha fushat me interes të përbashkët, njofton MFSK.

“Mundësia e studimit në ketë akademi për pjesëtarët e komuniteteve, është një lehtësi shumë e madhe, sepse studimet zhvillohen në gjuhën maqedonase, që është gjuhë e përafërt dhe më lehtë e kuptueshme për pjesëtarët e këtyre komuniteteve. Kjo është një praktikë e re e cila dëshmon thellimin e bashkëpunimit, i cili do të vazhdohet edhe në të ardhmen”, thuhet në kumtesë.

Pas përfundimit të shkollimit, këta kadet do të jenë oficer të strukturës aktive të FSK-së. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit