11.2 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Kabashi: SKANDALOZE, flamujt e poshtruar në Katedralë (Foto-Video)

Më të lexuarat

Ceremonia e Shugurimit të Katedrales Shën Tereza në Prishtinë, duket që nuk ka kaluar pa incidente të vogla. Gjatë transmetimit të kësaj ceremonie, për një moment janë vërejtur dy flamujt, ai kombëtar dhe shtetëror, të hedhur në tokë në një cep prapa foltores.

Kjo skenë, ka nxitur edhe reagime në rrjetet sociale. Gazetari dhe publicisti Salih Kabashi ka kërkuar llogari nga Presidenti Hashim Thaçi, i cili sipas tij, është fajtori kryesor i këtij “poshtërimi”.

Ja reagimi i plotë i tij:

Skandaloze, flamujt e poshtruar në Katedralë

Presidenti Hashim Thaçi dje ka përdhosë flamurin kombëtar dhe atë shtetëror.

Shikoni prapa shpinës së tij si janë hedhur apo si ia kanë hedhur dy flamujt si dy lecka të zdralta.

Thërras: Poshtë Hashim Thaçi!

Dhe kërkoj dorëheqje imediate të tij nga posti i Presidentit.

Flamujt e hedhur, mund të dallohen qartë edhe në video nga minuta e 2: 32: 00, respektivisht nga momenti kur Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçit, i epet rasti për të mbajtur fjalimin e tij.

Për më shumë, shihe videon:

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit