15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ka nisur rimëkëmbja e ekonomisë turke

Më të lexuarat

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë (TCMB), Murat ÇETINKAYA tha se me mbështetjen e masave të marra në ekonomi ka nisur trendi i rimëkëmbjes.

Në ekonominë turke ka nisur trendi i rimëkëmbjes.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë (TCMB), Murat ÇETINKAYA tha se me mbështetjen e masave të marra në ekonomi ka nisur trendi i rimëkëmbjes.

Këtë deklaratë Çetinkaya e bëri në një aktivitet të organizuar nga Platforma e Industrialistëve, Tregtarëve dhe Biznesmenëve të Denizlisë.

Edhe pse pjesërisht, prishja në indekset e besimit të sektorit real kohët e fundit ka ndryshuar në kahun pozitiv, u shpreh guvernatori dhe shtoi: “Një përmirësim të konsiderueshëm kemi edhe në porositë për eksport. Të dhënat paraprake tregojnë se duke filluar nga treçereku i dytë rimëkëmbja do të fuqizohet në një masë të caktuar”.

“Banka Qendrore vazhdon të ruajë pozicionin e saj të fokusuar në stabilitetin e çmimit. Kur të jetë e nevojshme ne mund të bëjmë edhe shtrëngime monetare”, sqaroi Çetinkaya.

Trendi i rimëkëmbjes në ekonomi tashmë ka filluar, theksori guvernatori i Bankës Qendrore (TCMB), ndërsa shtoi se dhe të dhënat paraprake tregojnë që duke filluar nga treçereku i dytë rimëkëmbja do të fuqizohet në një masë të caktuar”.

Nga ana tjetër shifrat e inflacionit, që janë shpallur për dy muajt e parë të vitit, nuk tregojnë për ndonjë shmangie shumë të rëndësishme, tha Çetinkaya dhe vijoi: “Me kontributin që kanë dhënë masat që kemi marrë, në Raportin e Inflacionit për janarin e këtij viti nuk presim një dallim të theksuar në trajektoren e parashikimeve që kemi paraqitur më parë. Me pakësimin e ndikimeve bazë në gjysmën e dytë të vitit, që burojnë nga reflektimet e vonuara në kursit të këmbimit valutor dhe çmimet e administruara, plus edhe me ndikimin e qëndrimit të ngurtë, mendoj se inflacioni do të bjerë në nivele më të arsyeshme”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit