12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Ka ndërruar jetë imami nga Mitrovica Asllan Murati

Më të lexuarat

Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi!

إنّا لله و إنّا إليه راجعون

Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e gjerë se sot, në moshën 76 vjeçare, ka ndërruar jetë imami i shquar Asllan ef. Murati nga Mitrovica.

Biografi
Asllan MURATI

Asllan Murati u lind më 12 shkurt 1943 në fshatin Zhabar i Poshtëm, komuna e Mitrovicës. Rrjedh nga një familje me tradita atdhetare, kombëtare e fetare e arsimdashëse. Shkollën fillore e përfundoi në Zhabar. Duke qenë se ishte i interesuar për mësimet në gjuhën arabe, ai mësoi te hoxha i fshatit shkrim- leximin arab.

Për shkak të situatës politike dhe ndalimit me ligj të mësimit fetar në atë kohë, pra në vitet ‘50 të shekullit XX, ndërpreu mësimet, për t’i vazhduar pastaj në Mitrovicë, ku mësoi gramatikën, sintaksën arabe, komentin e Kuranit, apologjetikën, Ilmi Kelamin, jurisprudencën islame etj.

Në vitin 1966, u regjistrua në Medresenë e Mesme “Alaudin” në Prishtinë, të cilën e kreu me sukses, duke vijuar pastaj mësimet me korrespodencë.

Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, në vitin 1969 emërohet imam dhe ligjërues në Xhaminë Qendrore (Xhamia e Zallit) në Mitrovicë. Ai asnjëherë nuk e ndali interesimin për thellimin dhe zgjerimin e njohurive në shkollë. U regjistrua menjëherë në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, dega histori-gjeografi, ku e kreu me sukses dhe mori titullin arsimtar i lëndëve histori e gjeografi. Pas kësaj regjistrohet në Fakultetin Filologjik në Prishtinë, katedra e orientalistikës, ku mësoheshin, përveç tjerash, edhe gjuhët arabe, turke dhe persishte.

Si personalitet i edukuar dhe i shkolluar, me tipare intelektuale e kombëtare më se 46 vjet punoi dhe shërbeu si imam e ligjërues në Xhaminë e Zallit në Mitrovicë. Gjatë kësaj kohe dha kontribut të çmuar në aspektin kombëtar, fetar, edukativ etj.

Asllan Murati, përveç profesionit të imamit, gjatë jetës së tij kreu edhe disa detyra me përgjegjësi në Bashkësinë Islame të Mitrovicës.

Të shumtë besimtarë dhe njerëz të shquar nga Mitrovica kanë postuar mbi imamin Muratin për kontributin e tij për shoqërinë shqiptare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit