10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Juventusi ka shitur 520 mijë fanella të Ronaldos për një ditë, Adidas dhe ‘Zonja e Vjetër’ fitojnë 54 milionë euro

Më të lexuarat

Cristiano Ronaldo është një lojtar i Juvenusit për shumë e 100 milionë eurove. Ai do të prezantohet të hënë, ndërsa blerja e tij ka tronditur jo pak opinionin sportiv.

Njoftimi zyrtar për blerjen e Cristiano Ronaldos nga Juventusi erdhi të martën pasdite, ndërsa nga e mërkura fanellat e tij kanë filluar të shiten në Juventus Store dhe online në ueb faqen e klubit.

Por sa është çmimi i një fanelle? Fanellat kushtojnë nga 137 euro, ndërsa ka edhe 104 euro.

Fanella e Ronaldos është kthyer në trend

Dyqani i Juventusit në Milano kishte një rresht të pafund tifozësh prej se kur u hap nga ora 10 e mëngjesit, shkruan Yahoo Sports.

Sipas një shkrimi thuhet se një fanellë e Ronaldos është shitur në një minutë. Juventusi dhe Adidas në mbarë botën kanë arritur të shesin diku 20,000 fanella.

Por ajo që ka tronditur është shitja në faqen e internetit. 500 mijë fanella të CR7 janë rezervuara .

Nmë total 520 mijë fanella në 24 orët e para pasi Ronaldo nënshkroi për klubin nga Torino.

Sipas Il Sole 24 Ore, nëse llogaritet nga shitja e fanellave të reja prej 104 euro, atëherë i bie që 520 mijë fanellat kanë kushtuar 54 milionë euro.

Një matematik e thjeshte thotë se gjysma e çmimit të blerjes së Ronaldos është nxjerrë. Blerja e Ronaldos nga Juventusi po del të jetë fitimprurëse në çdo aspekt.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit