9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Juncker: Pa zgjidhjen e mosmarrëveshjes, as Kosova e as Serbia s’kanë vend në BE

Më të lexuarat

Presidenti i Komisioni Evropian (në largim), Jean-Claude Juncker, ka paralajmëruar se pa zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, asnjëra palë nuk do të ketë mundësinë të hyjë në Bashkimin Evropian.

“Gjithmonë kam qenë për dialog mes Serbisë dhe Kosovës. Nuk jam i kënaqur pse ai proces nuk po shkon në rrugën e duhur”, ka thënë Juncker në konferencën me gazetarë pas takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama në Bruksel.

Ai u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit të kenë më shumë mirëkuptim për pozicionet e palës tjetër, transmeton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.

“Nëse mosmarrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës nuk zgjidhet, asnjëra nuk do të ketë mundësinë për të qenë anëtare e BE-së. Nuk dëshirojmë të sjellim jostabilitet në BE, por dëshirojmë të përcjellim stabilitet në ato shtete apo si i quani ju”, përfundoi Juncker.

Në po të njëjtën konferencë, Rama tha se “ëndërroj për diçka më të madhe, por ajo s’është Shqipëria e madhe, por Bashkimi i madh Evropian me serbë, maqedonas e shqiptarë në të”./koha.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit