14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Julien Faubert, njeriu që u pagua nga Real Madrid plot 28,000 euro për minutë që të flejë në bankën rezervë

Më të lexuarat

Pak mund ta kujtojë atë si një lojtar i Real Madridit, por Julien Faubert nënshkroi për Los Blancos dhjetë vjet më parë dhe u largua gjashtë muaj më vonë.

Kjo pasi ai fjeti në stol gjatë një ndeshje që e zhvillonte Real Madridi që e zhvillonte ndaj Villarrealit.

Francezi u transferua në Spanjë më 2 shkurt 2009, si huazim nga West Ham dhe arriti të luajë vetëm disa ndeshje për klubin.

Paraqitjet e tij kundër Racing Santander dhe Athletic Bilbao u harruan shpejt, pati një moment nga ndeshja kundër Villarrealit do të ishte ajo që do të mbahej në mend gjithmonë nga tifozët e Madridit.


Momenti kur kamera e kishte kapur rastësisht këtë imazh

Fauberin për minuat që i kaloi në fushë u pagua plot 28,000 euro për minutë, por ra në gjumë sa ishte duke qëndruar në stol, ndërkohë që ekipi i tij ishte duke humbur nga ‘Nëndetësja e verdhë’.


Nuk ishte kushedi se çfarë lojtari, por Real Madridi në atë kohë gabonte shpesh me blerjet.

Pas kësaj ai u largua nga Madridi, ku u kthye në West Ham.Më pas ai luajti edhe në Elazigspor, Bordeaux, Kilmarnock dhe Inter Turku, para se të shkonte në Indonezi te Borneo./tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit