8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ju kujtohet vogëlushi pesëvjeçar që u shndërrua në simbol të vuajtjeve të fëmijëve në Siri, shikoni si duket sot

Më të lexuarat

Kur fotografia e vogëlushit Omran Danqeesh të larë në gjak dhe pluhur të rrënojave u shpërnda nëpër botë, tregoi më së miri se sa shumë vuajnë fëmijët në Siri nga regjimi brutal i Bashar al-Assad-it.
Imazhi i Omarit i ulur në autoambulancë, fytyra e të cilët ishte e mbuluar me pluhur dhe gjak pas sulmeve ajrore, kishte përlotur gjithë botën gjatë vitit të kaluar.

Por fotografitë e reja të këtij vogëlushi pesëvjeçar nga Aleppo, shfaq një djalë krejt tjetër të shëndoshë dhe i lumtur afër familjes së tij.

Në gusht të vitit të kaluar, Omran dukej i hutuar derisa po e fusnin në pjesën e pasme të autoambulancës, pasi e kishin nxjerrë të gjallë në rrënojat e shtëpisë së tij të bombarduar nga sulmet ajrore në Aleppo.

Fotografitë e këtij djaloshi e bën atë simbol të horronit dhe terrorit në Siri.

Vëllai i tij më i madh, Ali 10-vjeç kishte humbur jetën pasi nuk kishte mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra nga bombardimet.

Por imazhet e reja të publikuara, ai duket i lumtur duke qëndruar ulur pranë babai të tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit