10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ju Islamofobët që flisni kundër Lëvizjes BESA

Më të lexuarat

Që nga dalja në skenë e subjektit politik të shqiptarëve në Maqedoni “Lëvizja BESA” vërshuan mllefet e shumë islamofobëve shqiptarë duke shpifë, etiketuar, ofenduar llojlloj gjërash kundër këtij subjekti politik. Një ndër më të zëshmit ishte ksenofobi racist nga Tirana Kastriot Myftaraj i cili fyen dhe shanë Islamin, Kuranin, Profetin Muhamed, Mekën Medinën, Myslimanët me një huliganizëm të pa parë, ai në disa shkrime të tij bëri haptaz thirrje që të mos votohet kjo parti “erdoganiste” siç thoshte ai, madje duke i dhënë përkrahje të parezervë partisë në pushtet BDI e cila është e fundosur në skandale dhe korrupcion,

Nga ana tjetër poashtu Arbana Xharra e mirnjohur me qëndrimet e saja antiIslame duke u fsheh pas SHBA-ve gjoja SHBA-ja e ka deleguar të flet në emisione debative kundër Lëvizjes BESA. Arbana harron korupcionin dhe skandalet e BDI-së dhe që një kohë të gjatë flet kundër Lëvizjes BESA.

 

Por…

Tek shqiptarët e Maqedonisë siç të gjith e dim kompleksi i të qenurit Mysliman nuk egziston, mburja me Fenë Islame egziston tek pothuajse çdo shqiptarë në Maqedoni, andaj analizat e Islamofobëve nga Prishtina dhe Tirana kundër Lëvizjes BESA nuk luajn asnjëfar roli, përkundrazi kur ata e shajnë Lëvizjen BESA kjo është për shqiptarët e Maqedonisë një indikatorë se Lëvizja BESA është e mirë, shembull e kemi portalin KOHA ISLAME e cila në fushaten e zgjedhjeve të 11 Dhjetorit 2016 kur plasonte në webin e saj qëndrimet e këtyreve Islamofobëve anti Lëvizjes BESA kishte plot komente të llojit:

“Deri tash kam qenë neutral, por pasi që ju islamofobët e shani Lëvizjen BESA unë jam me Besën”.

Pra analizat e tyre anti Lëvizjes BESA u kthyen bumerang, duke vazhduar shqiptarët e Maqedonisë të ken simpati më të madhe ndaj Lëvizjes BESA, fakt të cilin nuk mund ta arrijn për ta kuptuar këta “gazetarë” të mbushur me mllef ndaj religjionit shumicë tek populli shqiptarë. Por sidoqoftë Lëvizja BESA vazhdon me aktivitetet e saja, fatmirsisht diplomatët europjan dhe amerikan vazhdojnë të ken takime të nivelit të lartë me përfaqsuesit e Lëvizjes BESA që defakto demanton pretendimet e këtyre “islamofobëve” ndaj Lëvizjes BESA si dhe tregon një fakt tjetër se këta islamofob perendimin e kan vetëm maskë për ta shfryer urrejtjen e tyre ndaj religjionit Islam.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit