Jostabiliteti në Greqi mund të shpërthejë edhe jashtë kufijve të saj

0
31

Jostabiliteti i situatës politike dhe të sigurisë në Greqi mund të shpërthejë dhe të përhapet edhe jashtë kufijve të saj. Kjo është theksuar në një tribunë debate të mbajtur dje në Shkup nën organizimin e Institutit “Pavel Shatev”.

Pjesëmarrësit në debatin me temën “Samiti i ardhshëm i NATO-s, me aksent në ndikimin e rrjedhës së zgjedhjeve në Greqi ndaj kontestit të emrit”.

“Forcimi i strukturave politike radikale në skenën politike greke në mënyrë plotësuese do të ndikojë në radikalizmin e situatës, duke mos përjashtuar edhe mundësitë për aventura politiko-ushtarake, që mund të kenë pasoja edhe jashtë kufijve grek”, theksoi profesori universitar Pande Lazarevski, ish-drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza në Maqedoni.

Sipas tij, kjo situatë mund të rëndojë negociatat për emrin, mirëpo që do të dëmtojnë proceset evrointegruese të Maqedonisë.  (INA/kohaislame