7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

“Johnson& Johnson” dënohet me 4,7 miliardë dollarë si shkaktar i tumorit

Më të lexuarat

Grupi farmaceutik amerikan ‘’Johnson& Johnson’’ është urdhëruar të paguajë 4,69 miliardë dollarë dëmshpërblim në një proces gjyqësor të ndërmarrë nga 22 gra dhe familjet e tyre, të cilat e akuzojnë grupin se pudra e hedhur në treg prej tyre u ka shkaktuar sëmundjen e kancerit.

Ky është një proces i ri gjyqësor për këtë çështje ku janë ngritur disa mijëra akuza ndaj kompanisë J&J.

Sipas avokatit i cili përfaqëson viktimat, Mark Lanier, një juri e përbërë nga gjashtë burra dhe gjashtë gra të një gjykate të St. Louis (Misuri) vendosi të dënojë grupin farmaceutik pas një procesi maratonë që ka zgjatur gjashtë javë e tetë orë. Dëmet përfshijnë 550 milionë dollarë në formë kompensimi dhe më shumë se 4,1 miliardë dollarë dëmshpërblim.

Pala akuzuese konfirmonte se përdorimi i pudrës për higjenën personale kishte shkaktuar kancer të vezoreve.

‘’Prej mëse 40 vitesh, kompania ‘’Johnson& Johnson’’ ka fshehur provat e pranisë së amiantit në produktet e saj, shprehej Lanier në një deklaratë. Ne shpresojmë që ky vendim të tërheqë vëmendjen e këshillit të administrimit të J&J dhe të nxitet për të paraqitur një informacion më të detajuar drejtuar komunitetit mjekësor dhe publikut për lidhjen që ekziston mes amiantit, pudrës dhe kancerit të vezoreve, duke i kërkuar grupit farmaceutik për të tërhequr nga tregu produketet e sipërpërmendura .

J&J u shpreh se pudra e tregtuar prej saj nuk përmban amiant dhe nuk shkakton kancer të vezoreve, duke bërë të ditur se do të apelonte vendimin.

Disa procese gjyqësore janë zhvilluar deri më tani për të njëjtat motive dhe një gjykatë Apeli e Los Angeles (Kaliforni) i kishte dhënë të drejtë tetorin e kaluar kompanisë J&J duke rrëzuar dënimin me 417 milionë dollarë dëme dhe interesa, me arsyetimin se argumentet e palës akuzuese ishin të pamjaftueshme dhe të paqarta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit