6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

JOAUTENTICTETI I UNGJILLIT

Më të lexuarat

Ulfat Aziz-us-samad

Ungjijtë janë hartuar pasi që të krishterët e hershëm janë ndarë në sekte të ndryshme. Ata në fakt janë hartuar që t’i propagandojnë mësimet speciale të drejtimeve të ndryshme, kurse themeluesit e tyre nuk kanë pasur mjaft kujdes derisa i kanë ndërruar dokumentet e hershme dhe materialin tjetër tradicional, i cili ka të bëjë me jetën dhe me mësimin e Jezusit që t’i harmonizojnë me botëkuptimin e shkollave dhe drejtimeve të tyre. I nderuari T. G. Tucker shkruan: ”Këta ungjijë kanë qenë produkt, me të cilët më së pari pasqyrohen koncepcionet e nevojave praktike të shoqërisë të cilave u janë dedikuar. Në to është shfrytëzuar materiali tradicional por nuk është hamendur në ndërrimet e shtime, apo në largimin e asaj që nuk i përgjigjej qëllimeve të autorit.[1]

Katër ungjijtë që janë hyjnë në përbërje të Biblës nuk kanë qenë ungjijtë e vetëm, të shkruar në shekujt e hershëm të krishterizmit. Kanë ekzistuar edhe shumë të tjerë, duke e inkuadruar edhe një të quajtur ”Ungjilli sipas hebraikëve” të cilët janë punuar në Aramej dhe të cilët shfrytëzuar nga ana e nazaristëve (kështu janë quajtur nxënësit e parë të Jezusit), të cilët e konsiderojnë prejardhjen hyjnore të Jezusit, duke e parë atë vetëm si pejgamberin e madh.

Kah fundi i shekullit të dytë, Ungjilli sipas Markut, Mateut, Lukës dhe Gjonit janë të inkuadruar në Kanon, të tjerat kisha i ka shpallur për heretikë apo apokrifë. Para se të jenë kanonizuar dhe pranuar si Shkrim i Shenjtë, ungjijtë nuk kanë pasur pacenueshmëri dhe shenjtëri të atillë të cilën tash e kanë dhe askush i nuk ka ndier kurrfarë brejtje të ndërgjegjes për shkak të ndryshimit të tyre nëse ato kanë përmbajtur diçka në vete që nuk i përgjigjej qëllimit të tij ose qëllimit të sektit të tij. Madje, para se t’i kenë inkuadruar në Kanon dhe para se ta kenë shpallur Fjalë të Zotit, janë kryer ndryshime dhe rikonstruktime të pandërprera në to, në kuptim të pastrimit nga dallimet në fillim të dorëshkrimeve ekzistuese.

Mbi këtë fletë profesori në Kembrixh, Dummelow, duke shkruar në librin e tij te njohur ”Komenti mbi Biblën”:

”Përshkruesi nganjëherë e vinte jo vetëm atë që gjendej në tekst por edhe atë që mendonte se duhet të jetë në të. Janë mbështetur në mbamendjen jo të sigurt ose e kanë sjellë tekstin në linjë me botëkuptimet e shkollës së cilës i takonin. Në të shtuarit e versioneve dhe citateve nga ana e etërve të krishterë, ekzistojnë afër 4000 dorëshkrime greke të Shkrimit të Shenjtë për të cilat dimë. Si rezultat i kësaj është e llojllojshmëria e madhe e përkthimeve.”[2]

Në të shqyrtuarit se me çfarë dallimesh, jobarabarësisht dhe joharmonikisht katër ungjijtë e kanonizuar me besnikëri i përcjellin fjalët e frymëzuara të Jezusit, duhet t’i kemi në mendje disa çështje:

1) Nuk ekziston kopja (përshkrimi) e rrëfimeve të frymëzuara të Jezusit, të shkruara gjatë kohës së jetës së tij.

2) Se shënimet më të hershme të fjalëve të Jezusit, të cilat janë punuar menjëherë pas vdekjes së tij, kur tashmë pati filluar glorifikimi i Jezusit, të gjitha kanë humbur pa kthim,

3) Se në ungjijtë të cilët ja shkruar ndërmjet viteve 70 dhe 115 të erës së re,në bazë të disa dokumenteve të humbura materiali i përmbajtur është shfrytëzuar pa kurrfarë skrupulli dhe pa kurrfarë kujdesi, autorët e Ungjijve nuk kanë ndier kurrfarë brejtje të ndërgjegjes për shkak se kanë bërë ndryshime dhe kanë shkruar ashtu si kanë menduar ata se do ta rrisin zërin e Jezusit ose do ta sjellin në harmoni me botëkuptimet e shkollave të tyre;

4) Se asnjë ungjillistë nuk e ka njohur as dëgjuar Jezusin;

5) Se ungjijtë janë shkruar në gjuhën greke,deri sa gjuha me të cilën ka folur Jezusi ka qenë arameje;

6) Janë bërë për propagandën e botekuptimeve dhe mendimeve të fraksioneve të ndryshme, dhe janë tubuar shumë të tjerë,të cilët i kanë ekspozuar botëkuptimet e ndryshme;

7) Që disa shekuj pasi janë shkruar,nuk kanë pasur autoritet kanonik, kështu, kanë mund të ndryshohen, sic edhe janë ndryshuar , nga ana e pershkruesve dhe sekteve të ndryshme,në mënyrë që ti plotësojnë interesat e tyre ;

8) Se dorëshkrimet më të hershme ekzistuese të ungjijve, Kodex Sinaitikus, Koder Vatikanus, Kodex Aleksandrikus, të cilët i përkasin shekullit 4 dhe 5, askush nuk di sa janë ndërruar ungjijtë gjatë shekujve në të cilët nuk ka dorëshkrime në dispozicion;

9) Se ka numër të konsiderueshëm ndryshimesh në shumë vende ndër dorëshkrimet ekzistuese,të shekullit të 4 dhe 5;

10) Se edhe vetë ungjijtë përmbajnë një varg të tërë kundërthëniesh.

Dijetarët e dalluar nga Perëndimi, zbulojnë se këto fakte shkojnë kah ajo që e tregojnë se ungjijtë, me çka nënkuptojmë porosinë, të cilën Jezusi e ka pranuar nga Zoti, nuk ka ardhur deri te ne në formën e saj origjinale.

Katër ungjijtë të inkuadruar në Bibël, nuk mund të konsiderohen identike me Ungjillin sipas Jezusit. Mënyra e kompozicionit edhe e gjendjes së tij nëpër të cilët ungjijtë është dashur të kalojnë është e atillë që të na japin përmbajtjen e pakete dhe nuk mund te mbeshtetesh ne to te asaj qe Jezusi vërtetë ka thënë dhe menduar…

C. J. Cadoux shkurtimisht e ekziston mendimin e tij me keto fjale, te cilat i permban libri i tij ”Jeta e Jezusit ” ;

Në katër ungjijtë për këtë arsye, shkrimet më të rëndësishme në të cilat duhet të mbështetemi, nëse duam ta plotësojmë atë skicë të zhveshur, të cilën mund ta përdorim nga burimet e tjera do të gjejmë materialin kualitativisht të nduarnduartë, i cili konsiderohet i besueshëm. (…). Jopërpikshmëritë dhe pabesueshmëritë historike në pjesë të Ungjillit japin disa argumente, të cilët janë më së shumti në teorinë e njohur të Krisht-legjendës. Këto gjithsesi janë ekzagjerimet e plote, të cilat ne i kemi treguar në dritën tjetër. Pajtueshmëritë jo të plota dhe pasiguritë, të cilat ekzistojnë janë serioze dhe është evidente se shumë bashkëkohës, të cilët nuk dyshojnë në të ekzistuarit e mirëfilltë të Jezusit (Isait), i konsiderojnë të pashpresa disa përpjekje të ndarjes të të vërtetës historike nga faktet legjendare dhe mitologjike të cilat i përmbajnë ungjijtë dhe rekonstrukimi e rrëfimit mbi misionin e Jezusit (Isait) jashtë shumë përzierjeve historike.”[3]

 

(Shkëputje nga libri: Ulfe Azizussamed, Islami dhe Krishterizmi, Prizren, 1412/1992, fq. 10-12)

 

 

PËRKTHEU: NEXHAT IBRAHIMI



[1] T. G. Tuncker, The History of the Christians in the Light of Modern Knowlegde, fq. 320.

[2] J. R. Dummelow, Commentary on the Holy Bible, fq. 16.

[3] C. J. Cadoux, The life of Jezus, fq. 16-17.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit