13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

“Jo” e madhe koalicionit të gjerë

Më të lexuarat

Faktori politik në Kosovë është në favor të krijimit të një uniteti ndërmjet pozitës dhe opozitës para se Prishtina zyrtare t’i nisë bisedimet e reja me Beogradin, por përjashton mundësinë e krijimit të një koalicioni të gjerë.

Vetëm një ditë pasi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi “lansoi” idenë se për çështjen e bisedimeve nevojitet një koalicion më i gjerë politik ndërmjet pushtetit dhe taborit opozitar, duke kërkuar unitet brenda forcave politike para se të hyhet në bisedimet e reja me Serbinë, opozita është në favor të arritjes së konsensusit të përgjithshëm të skenës politike, porse nuk përkrah idenë e ndonjë koalicioni të gjerë, pasi që kundërshton çdo dialog politik mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan “Zëri”.

Nënkryetarja e partisë më të madhe opozitare në vend, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatçija, tërheq vërejtjen se autoritetet qeveritare të Kosovës në asnjë variant nuk duhet të pranojnë të hyjnë në negociata të reja politike me shtetin serb, pasi rikujton se bisedimet politike kanë përfunduar qysh në Vjenë, dhe si rezultat i tyre kemi dokumentin e Ahtisaari.

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani thekson se AAK është e interesuar që në Kosovë të ketë konsensus të përgjithshëm të skenës politike dhe kjo ka deklaruar ai, i takon partisë që udhëheq vendin.

Ndërsa, analisti politik Ardian Arifaj, konsideron se s’ka nevojë të ketë përfshirje të gjerë të spektrit politik të Kosovës në bisedimet e ardhshme me Beogradin.

“Me Serbinë nuk duhet pasur biseda aq të rëndësishme sa që të ketë nevojë për përfshirje të gjerë të spektrit politik kosovar”, ka thënë ai, duke shtuar se mjafton që në këto negociata të jetë vetëm qeveria.

Ai ka sugjeruar autoritet qeveritare që të mos bien pre e presioneve ndërkombëtare dhe të lejojnë që të hapet çështja e veriut.  /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit