8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Jetojmë në epokën e obezitetit. Si ndodhi? Përgjigja do ju befasojë

Më të lexuarat

GEORGE MONBIOT

 

Kur e pashë fotografinë nuk mund ta besoja që po e shihja të njëjtën popullatë. Një fotografi e plazhit e Brighton-it e vitit 1976, që u shfaq në “The Guardian” disa javë me parë, dukej sikur tregonte një racë aliene. Gati të gjithë ishin të hollë. Këtë gjë e përmenda në rrjete sociale dhe pastaj shkova në pushim. Kur u ktheva, e pashë që kjo temë vazhdonte të debatohej. Diskutimi i nxehtë më shtyu të lexoja më tepër. Si jemi trashë kaq shumë, kaq shpejtë? Për habinë time, çdo spjegim i propozuar në diskutim doli të ishte i pavërtetë.

Fatkeqësisht nuk ka të dhëna konsistente mbi obezitetin në Mbretërinë e Bashkuar para vitit 1988, vit ky në të cilin fenomeni tashmë ishte në rritje. Por, në SH.B.A, të dhënat shkojnë më mbrapa në kohë. Të dhënat, me rastësi, tregojnë që pika fillestare e rritjes ka qenë rreth vitit 1976. Papritmas, përafërsisht në kohën kur ajo fotografi ishte shkrepur, njerëzimi filloj të trashej – dhe trendi ka vazhduar.

Spjegimi më i rëndomtë, sipas insistimit në rrjetet sociale, ishte që ne po hajm më tepër. Disa e cekën, jo pa arsye, që ushqimi ishte më i gërditshëm në vitet e 70ta. Ishte edhe më i shtrenjtë. Kishte më pak restorante “fast food” dhe marketet mbylleshin herët kështu mund të humbje vaktet e ngrënies lehtësisht.

Ja ku vjen befasia e parë: Ne kemi ngrënë më shumë në vitin 1976. Sipas të dhënave të qeverisë amerikane ne tani konsumojmë 2,130 kilo-kalori në ditë, shifër kjo që përshinë ëmbëlsirat dhe alkoholin. Por, në vitin 1976 ne konsumonim 2,280 kcal pa përfshirë alkoholin dhe ëmbëlsirat ose 2,590 kcal nëse përfshihen. S’kam gjetur asnjë arsye për të mos i besuar këto shifra.

Të tjerë insistonin që arsyeja është zvogëlimi i punës fizike. Prapë, kjo dukej e logjikshme, por të dhënat nuk e mbështesnin. Një punim i bërë vitin e kaluar nga “International Journal of Surgery” konstatonte që “të rriturit që punojnë në punë fizike janë katër herë më të prirë që të klasifikohen si obez për dallim prej punëtorëve në punë të tjera profesionale”.

Po ushtrimet vullnetare? Shumë njerëz argumentuan që, teksa vozisim makinën me tepër sesa që ecim apo përdorim biçikletën ose jemi përpara ekranit gjatë gjithë kohës, nuk po ushtrojmë fizikisht sa kemi ushtruar më herët. Duket e logjikshme – por ja ku vjen befasia e rradhës. Sipas një studimi afatgjatë nga Univerziteti i Plymouth, aktivitetet fizike të fëmijëve kanë qëndruar të njëjta si para 50 viteve. Një studim nga “International Journal of Epidemiology” ka gjetur që, pas përpjestimit me masë trupore, nuk ka dallim të djegies së kalorive prej njerëzve në shtete të pasura dhe atyre të varfëra ku bujqësia si mbijetesë është normë. Studimi propozon që nuk ka ndërlidhje ndërmjet aktivitetit fizik dhe shtuarjes së peshës. Shumë studime të tjera tregojnë që ushtrimet fizike, edhe pse janë kyçe në disa aspekte të shëndetit, janë më pak të rëndësishme sesa dieta për të rregulluar peshën. Disa sugjerojnë që ushtrimet fizike nuk luajnë rrol fare pasi që sa më shumë që ushtron aq më i uritur je.

Disa të tjerë citonin faktor edhe më abstrakt: infektim nga adenovirusi-36, përdorimi i antibiotikëve në fëmijëri dhe kimikate që ndërprejnë prodhimin e endokrinës. Edhe pse dëshmitë tregojnë që të gjitha këto luajnë rrol dhe mund të spjegojnë variacionet në shtimin e peshës tek persona të ndryshëm me diet të njëjtë, asnjëri factor nuk ishte mjaftueshëm bindës për të spjeguar trendin e përgjithshëm.

Pra, çfarë ka ndodhur? Problemi duket më i kuptueshëm kur fillon të analizosh të dhënat nutricionale më thellësisht. Po, ne kemi ngrënë më tepër në vitin 1976, por gjithashtu kemi ngrënë më ndryshe. Sot, ne blejmë gjysmë racioni në pak qumësht për person, blejmë 5 herë më tepër jogurt, 3 herë më shumë akullore dhe 39 herë më shumë ëmbëlsira të bazuara në produkte të qumështit. Ne blejmë gjysmë racioni më pak vezë sesa në vitin 1976 dhe 3 herë më shumë drithëra mëngjesi dhe 2 herë më tepër ëmbëlsira drithërash; ne konsumojmë gjysmë racioni më pak patate, por 3 herë më shumë çipsa. Përderisa blerja direkte e sheqerit është zvogëluar, sheqeri të cilin e konsumojmë në pije dhe ëmbëlsira është rritur me shpejtësi alarmante (shifrat e konsumit ekzistojnë prej vitit 1992, ku kjo rritje tashmë ishte në rritje. Teksa konsumonim 9kcal në ditë prej pijeve në vitin 1976 askujt ndoshta s’ju ka dukur e rëndësishme që të mbledhen shifrat). Me fjalë të tjera, mundësitë për të mbushur ushqimet tona me sheqer janë rritur. Siç kanë cekur shumë eksperta për një kohë të gjatë këtu qartazi shihet që është problemi.

Ky ndryshim nuk ka ndodhur aksidentalisht. Siç e spjegon Jacques Peretti në filmin e tij “The Men Who Made Us Fat”, kompanitë e ushqimit kanë investuar para të mëdha për të dizajnuar ushqime që e përdorin sheqerin si shmangës i mekanizmave natyral të apetitit, dhe nëpërmjet paketimit dhe promovimit të këtyre produkteve të shkatërrojnë edhe mbrojtjet e fundit duke përfshirë përdorimin e shqisave në mënyrë të pavetëdijshme. Ata punësojnë një ushtri me shkencëtar të ushqimit dhe psikolog për të na mashtruar që të hamë më tepër sesa që kemi nevojë, teksa rrekllamat e tyre përdorin zbulimet në të fundit në neuroshkencë për të shtypur rezistencën tonë.

Ata punësojnë shkencëtar të bindur dhe “thinktanks” për të na hutuar mbi arsyet e vërteta të obezitetit. Mbi të gjitha, siç edhe e kanë bërë kompanitë e cigareve, ata e promovojnë idenë e mbipeshës si problem i përgjegjësisë individuale. Pasi kanë shpenzuar me milliarda dollar për të na shtypur vullnetin, na lënë fajin neve pse nuk jemi në gjendje ta ushtrojmë atë.

Nëse e gjykon debatin mbi fotografinë e vitit 1976, e sheh që kjo taktikë ka funksionuar. “Nuk ka arsye. Bëhuni përgjegjës për jetët tuaja, o njerëz” “Askush s’ju ka ushqyer ushqim të keq me dhunë, është zgjedhje personale. Ne s’jemi brejtës.” “Nganjëherë mendoj që sigurimi shëndetësor falas është gabim. Është e drejtë e çdokujt që të jetë dembelë e i trashë sepse ka sens të drejtësisë që dikush do ja zgjidh problemin.” Emocionet e mospajtimit bijnë dakord në mënyrë shkatërrimtare me propagandën e industrisë. Ne kënaqemi duke i bërë fajtor viktimat.

Edhe më alarmuese, sipas një studimi në Lancet, është fakti që 90% e ligjbërësve mendojnë që “motivimi personal” është “ndikim i fortë ose shumë i fortë në rritjen e obezitetit”. Këta njerëz nuk propozojnë asnjë mekanizëm për të treguar sesi 61% e popullatës angleze që janë mbipeshë e kanë humbur vullnetin e tyre. Ky spjegim i pagjasë duket që është imun ndaj dëshmive.

Ndoshta sepse obezofobia është një formë e fshehur e snobizmit. Në shumicën e shteteve të pasura norma e obezitetit është më e lartë në shtresat e ulëta socio-ekonomike të popullatës. Normat përkojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me pabarazinë gjë që ndihmon për të spjeguar se pse obeziteti është më i lartë në Mbretërinë e Bashkuar sesa në shumicën e shteteve evropiane dhe shteteve OECD. Literatura shkencore tregon që njerëzit me më pak fuqi e më shumë stres, ankth dhe depression që ndërlidhen me statutin e ulët social janë më të prirë për të ndjekur dieta më të këqija.

Sikur që të papunët lihen fajtor për papunësinë strukturale, apo borxhlinjtë për normat e larta të pagesave, të trashët lihen fajtor për problemin shoqëror. Por, sigurisht, vullneti duhet të ushtrohet – nga qeveritë. Po neve na duhet përgjegjësi personale – prej ligjbërësve. Po kontrolli duhet të ushtrohet – mbi ata që kanë zbuluar dobësitë tona dhe i shfrytëzojnë ato pa mëshirë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit