Jetimi që mbajti 21 Ramazane në burgun famëkeq të komunizmit! Agjeronte me një kokër qepe! (VIDEO)

0
265

Agjërimi i Hafiz Sabri Koçit në burg (Myftiu i parë i Shqipërisë paskomuniste). Ai, për shkak të bindjeve fetare, ishte i burgosur nga regjimi komunist.

Vetë ai rrëfen: “Për sa i takon Ramazanit më ka rënë të agjëroj në të gjitha stinët. E kam pasur shumë të vështirë në fillim, pastaj Zoti më ka qetësuar dhe i kam përballuar të gjitha vështirësitë shumë rehat.

Haja vetëm darkë. Në Ramazan haja iftarin dhe deri në iftarin tjetër nuk paraqitesha më në mencë. Ashtu agjërova 21 ramazanë, me një kokërr qepë në xhep, me një domate apo me një gotë kauçuku në të cilën zeja kos me tamlin që më jepnin kundër helmit.

Ndodhte që buka të mos ishte standard, 800 gram. Meqë mua më jepej rasti të riparoj diçka dhe në guzhinë, një herë vërejta se tepsitë i lyenin me dhjamë derri, por pa bukë nuk rrohej.

U detyrova që me thikë të heq koren e poshtme të bukës , kështu që edhe ato 800 gramë zvogëloheshin edhe më shumë. Ka ndodhur që gjatë verës të kaloj ditën edhe vetëm me një domate, pa shti në gojë kurrgjë tjetër”. Huazuar
Haxhi Hafiz Sabri Koçi (14 maj 1921 – 18 shkurt 2004)