6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

“Jetimat e Ballkanit” dhe komuna e Podujevës do të ndërtojnë 26 shtëpi

Më të lexuarat

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe komuna e Podujevës do të ndërtojnë 26 shtëpi të reja për familjet nevojtare.

I gjithë projekti do të kushtojë 520 mijë euro, ndërsa Komuna e Podujevës do të ndihmojë me 130 mijë euro, ndërsa të tjerat nga “Jetimat e Ballkanit.

Lajmin e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari, përmes profilit të tij në Facebook.

“Me humanistin e madh, Halil Kastrati, sot nënshkruam memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e 26 shtëpive për familjet në nevojë të cilat nuk e kanë të zgjidhur çeshtjen e banimit.

Vlera e projektit është 520 mijë euro, prej tyre me 130 mijë euro do të participojë komuna e Podujevës, ndërsa, pjesën tjetër shoqata “Jetimat e Ballkanit”.Na priftë e mbara ”, ka shkruar Rudari.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit