6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Jerusalemi si lojë për të treguar se sa i holluar është fronti arab

Më të lexuarat

Federico Rampini

Ditën pas njohjes së Jerusalemit si kryeqytet, Donald Trump merr atë që pritej: protesta të dhunshme palestineze.

Gjithçka e parashikuar?

Ose ndoshta jo. Diçka duket se mungon. Për shembull, një gjest i Benjamin Netanyahut, që i përgjigjet dhuratës historike të Amerikës me një ofertë njësoj bujare. Një lëvizje izraelite që e bën të besueshëm premtimin e Trumpit për procesin e paqes. Nuk ka as hije, për momentin.

Pra, lëvizja e Trumpit a mos është pjesë e një plani të paracaktuar, në të cilin të tjerët duhet të bëjnë pjesën e tyre?

Mungesa e një kundërpale izraelite duket se justifikon sfondin, ashtu si ai i Mark Landlerit në New York Times, i cili rindërton vendimin e Trumpit në aspektin e politikës së brendshme.

“Presidenti që i mban premtimet e tij”, është një mesazh drejtuar në një hapësire elektorale amerikane, që e solli atë në Shtëpinë e Bardhë.

Në plan të parë spikat manjati i kazinove të Las Vegasit, Sheldon Adelson, dhe shoku i tij Morton Klein i cili kryeson Organizatën sioniste të Amerikës, një grup konservator pro-Izrael. Hetimi i New York Timesit rindërton një rrjet takimesh dhe telefonatash, mes këtyre të dyve dhe Trumpit. Adelson kontribuoi në fushatën elektorale dhe tani merr mbrapsht realizimin e premtimit, që e kishte më shumë për zemër.

Përveç krahut të djathtë të bashkësisë hebraike amerikane (të pasur dhe bujarë, por pakicë – duhet të mos harrohet: shumica e votuesve hebrenj-amerikanë janë demokratë, shpesh ultra-progresistë), ekziston bota e evangjelistëve. Fundamentalistët mbështesin Netanyahun – që me rreshtimin e tyre me të djathtën izraelite, nga koha e Bushit.

Mbetet për t’u kuptuar Jared Kushner. Çuditërisht, dhëndri i parë është renditur ndër mbështetësit e lëvizjes në kryeqytetin e Jerusalemit, bashkë me Steve Bannonin (kundër kësaj, deri në fund, ishin Sekretari i Shtetit dhe ai i Mbrojtjes, gjenerali Mattis). Roli i Kushnerit është enigmatik, duke marrë parasysh marrëdhëniet e shkëlqyera me Arabinë Saudite të princit Mohammed bin Salman.

Teoria më e guximshme pohon se sauditët protestojnë sa për sy e faqe, por tani kanë lënë mënjanë dosjen Palestinë përpara problemit numër një, që është Irani. Përllogaritja djallëzore e Kushnerit do të mund të ishte kështu: të përdorim shpalljen për Jerusalemin, për të treguar se sa i holluar është fronti arab dhe sa i rëndë është izolimi i palestinezëve. /La Repubblica/Në shqip nga: bota.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit