8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Jerusalemi është çështje e botës Islame” shprehet Kardavi

Më të lexuarat

Jerusalemi është një çështje që nuk i përket vetëm palestinezëve dhe arabëve, por të gjithë botës Islame, tha kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Islam (IUMS) Jusuf el-Kardavi.

Në rrjetin social Twitter ka shkruar se Jerusalemi, në të cilin në ditët e fundit janë ngritur tensionet, është një çështje e përbashkët që i përket të gjithë botës Islame.

Kriza u përshkallëzua të premten në mëngjes, kur policia izraelite vrau tre palestinezë para dhe në kompleksin Al-Aksa, ku e gjitha rezultoi me trazira të përgjithshme në të cilat u plagosën disa njerëz, përfshirë dy policë izraelitë të cilët ndërruan jetë rrugës për në spital.

Policia izraelite më pas urdhëroi mbylljen e kompleksit Al-Aksa ndërsa palestinezët për herë të parë që nga pushtimi i vitit 1967 namazin e xhumasë e falën jashtë mureve të qytetit të vjetër./Rtv Islam/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit