Jeremic: Kosova në OKB vetëm mbi mua të vdekur

0
45

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremic ka deklaruar se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në OKB gjatë kohës së kryesimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të ishte një akt provokimi i pakuptimtë, të cilin ai nuk do ta lejonte.
Ai shpreson se një kërkesë e tillë nuk do të bëhet.

“Derisa Serbia të kryesojë KB-në, e kjo do të ndodhë gjatë vitit në vijim, kjo do të mund të ndodhë vetëm mbi mua të vdekur”, ka thënë Jeremic gjatë konferencës së shtypit pas takimit me ministren qipriote të Punëve të Jashtme, Erato Kozaku Markulis, njofton “Koha”.

Ai ka përkujtuar se dy shtete në Këshillin e Sigurimit (Rusia e Kina) me të drejtë vetoje, kanë qëndrim të qartë ndaj Kosovës ashtu sikur dhe Serbia, e ky qëndrim është se Kosova nuk është shtet, prandaj edhe nuk mund të bëhet anëtare e OKB-së. /Telegrafi/kohaislame