11.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Jeremic: Kosova, çështje e brendshme e Serbisë

Më të lexuarat

Kryesuesi njëvjeçar i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Vuk Jeremic, deklaroi se “çështja e Kosovës është plotësisht çështje e Serbisë” dhe se OKB përkujdeset për integritetin territorial të vendeve anëtare të saj, gjë që Serbia është, kurse Kosova nuk është.

“Kur bëhet fjalë për integritetin territorial, sikundër edhe për sovranitetin, këtu në OKB kujdesemi për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve anëtare. Serbia është njëra prej vendeve të tilla anëtare, kurse Kosova nuk është dhe nuk pres që të jetë kurdoherë”, i tha ish-shefi i diplomacisë serbe kanalit televiziv rus, “Russia Today”, transmeton koha.net.

Sipas tij “Kosova është çështje e brendshme e Serbisë, e vërtetuar edhe me parametrat e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB”, tha pos tjerash Jeremic. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit