12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Jeremic gënjeu

Më të lexuarat

E përditshmja kroate “Jutarnji list”e ka akuzuar presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremic, se ka gënjyer në lidhje me përcaktimin e debatit mbi Tribunalin e Hagës.

Gazeta thotë se Jeremici ka gënjyer kur ka thënë se debati mbi punën e Tribunalit të Hagës është caktuar pas lirimit të Ante Gotovinës dhe Mladen Markacit, sepse, siç thotë gazeta, ky debat është caktuar dy muaj më parë, më 21 shtator.

“Jutarnji list” gjithashtu thotë se qëndrimi i ish ministrit të Jashtëm serb dhe “të pavërtetat që servon, komprometojnë jo vetëm atë, por edhe Serbinë”, transmeton REL.

Jeremic ka deklaruar se ka kërkuar që të zhvillohet një debat mbi punën e Tribunalit të Hagës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, pas lirimit të dy gjeneralëve kroatë si të pafajshëm./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit