10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Jeni helmuar dhe keni diarre? Përdorni këtë bimë efikase

Më të lexuarat

Dushku është një dru i lartë, me trung të madh e gjethe të forta. Gjethet i ka vezake, të blerta, ndërsa nga poshtë në të blertë të çelët. Lulet e dushkut dalin te lastarët e rinj dhe ai lulëzon në maj. Fruti është i mbështjellë me lëvoren e famshme deri në tetor.

Zakonisht, rritet në vende me temperaturë mesatare, jo më pak se 10 gradë celcius. Kërkon tokë të thellë, me lagështi të bolshme e pjellore dhe shumë dritë. Druri i dushkut është mjaft i mirë për ndërtimtari, metalurgji, në linjat hekurudhore si dhe në industrinë e mobiljeve. Lëkura i përdoret në prodhimin e esencave farmaceutike, kurse frutat për ushqimin e bagëtive.

Për qëllime mjekësore, përdoret lëkura e degëve të reja, si dhe fruti i tij. Lëkura është mirë të mblidhet në maj, ndërsa fruti në tetor.

Kurimi i gjakderdhjeve

Valesa efikase në këtë rast përftohet me 1-2 lugë kafeje lëkurë të ngrirë dushku, e cila lihet në ujë të ftohtë disa orë, pastaj kullohet dhe pihet nga 2 gota në ditë. Kjo përgatitje përdoret për kurimin e pezmatimit të stomakut dhe zorrëve, diarreve të mëdha, në menstruacione dhe helmime. Me përdorim të jashtëm, këshillohet në djegie, plagë, hurdhe dhe gargarë, në ënjtje të mishit të dhëmbëve. Në diarre dhe dizenteri, frutat e dushkut mund të kavardisen derisa të marrin një ngjyrë kafe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit